Fotot/ Qindra armë të llojeve të ndryshme, çfarë gjeti policia në godinat dhe makinat e sulmuesve në veri

24/09/2023 22:23

Një sasi e madhe armatimesh dhe municionesh janë gjetur nga policia në manastirin e Banjskë të Zveçanit, aty ku u vendosën rreth 30 serbë të armatosur.

Në disa objekte banimi dhe automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur arsenal armësh, njofton policia.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë, kallashnikov.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkohë që operacioni policor është në zhvillim.

Aksioni më i madh, me ndërhyrjen e forcave të KFOR-it dhe EULEX-it u zhvillua rreth orës 17:00 brenda në manastir.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla njoftoi se tre sulmues janë vrarë. Gjashtë të tjerë janë arrestuar, mes të cilëve dy janë të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë kujdesin shëndetësor.

Sipas tij, dy nga të arrestuarit janë “të plagosur, me uniformë dhe të armatosur”, ndërsa katër të tjerë kanë qenë në mbështetje të sulmit me radio-lidhje.

FOTO GALERI
21/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA