Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet
Pas triumfit në zgjedhjet parlamentare në Serbi, studentë dhe aktivistë në Beograd kanë vijuar aksionet për largimin e grafiteve me përmbajtje nxitëse, fyese dhe përçarëse nga hapësirat publike.
Një ditë pasi u fshi një mbishkrim fyes ndaj shqiptarëve, ku përdorej termi përçmues “Shqiptar”, është mbuluar edhe grafiti nxitës dhe përçarës me mbishkrimin: Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Aksioni u zhvillua në rrugën Sremska, në qendër të Beogradit, nga aktivisti Miodrag Kapor dhe bashkëpunëtorët e tij, thotë REL. Kapor bëri të ditur se aksionet po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, ndërsa sipas tij, tani po zhvillohen në kushte më të sigurta.
Mbishkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” ishte kritikuar prej kohësh për mesazhin e tij nacionalist dhe kërcënues. Në disa versione të tjera, kësaj parulle i është shtuar edhe një vazhdim me përmbajtje kërcënuese ndaj shqiptarëve.
Pas heqjes së grafitit megjithatë nuk kanë munguar reagimet e ashpra në rrjetet sociale, ku disa përdorues kanë fyer dhe kërcënuar aktivistin Kapor për veprimin e tij.
Aksionet kundër grafiteve të urrejtjes po zhvillohen në një periudhë të rëndësishme politike për Serbinë, pas fitores së lëvizjes studentore në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit.
Megjithatë, pavarësisht angazhimit kundër mesazheve të urrejtjes në hapësirat publike, qëndrimi i lëvizjes studentore mbetet nacionalist, pasi ajo vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të Serbisë.
Top Channel