Milioneri që kërkon të ketë përherë ‘trupin e një 18-vjeçari’, duhet të mbajë çdo natë një aparat në organet private (fotot)

23/09/2023 16:21

Burri që po reklamohet në media si një ‘bio-haker’ që shpenzon $2 milionë çdo vit për të pasur trupin e një të riu, tregon së fundmi se duhet të mbajnë çdo natë një aparat në organet private si pjesë e procedurave të tij të shumta të “adhurimit të rinisë”.

46 vjeçari Bryan Johnson, thotë se prej përpjekjeve të tij ka “moshën biologjike të adoleshenti” dhe megjithë talljet e shumta në rrjet, shton se metodat e tij të jetëgjatësisë e kanë bërë të famshëm.

Biznesmeni i teknologjisë që raportohet se ka shitur kompaninë e tij Braintree Venmo, për $800 milionë tani me hoby-n e ri ka mbledhur një grup prej rreth 30 doktorësh të drejtuar nga eksperti anti-moshë Dr Oliver Zolman, për të monitoruar trupin e tij.

Johnson thotë se me metodat e tij ka arritur të ketë zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe mushkëritë e një 18-vjeçari.

Por stili i tij i përditshëm rigoroz i jetesës nuk mbaron kur ai shtrihet për të fjetur.

Në një intervistë me rrjetin TIME, Johnson thotë se gjatë natës ai duhet të mbajë një aparat në penisin e tij, për të matur ereksionet e mundshme.

Gazetarja Charlotte Alter vërente se dhoma e tij e gjumit nuk kishte asgjë brenda, as foto, as libra, as televizor apo ujë për të pirë. Në të nuk kishte as karrige me rroba, peshqirë apo pasqyre.

Por Johnson u përgjigj: “Unë vetëm flej këtu. Nuk punoj, nuk lexoj.”

Të vetmet dy objekte në dhomën e tij përveç krevatit ishte një “mburojë fytyre për reduktimin e rrudhave” dhe aparati që mbante natën në penisin e tij për të matur ereksionet, për të cilën gazetarja tha se ngjante me një kuti kufjesh me rrip.

Burri i fiksuar shtonte se ereksionet gjatë natës ishin një shenjë biologjike e funksionit seksual.

Në një tjetër intervistë së fundmi Johnson tregon se nuk e kalon asnjëherë orën 20.30 për të fjetur dhe se bën injeksione të shumta për të ruajtur parametrat trupore të një adoleshenti.

Një komentues në rrjet shkruante: “Shih ku kemi arritur si shoqëri!”

Ndërsa një tjetër shtonte: “Asgjë nga këto nuk është normale.”

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA