Natë zjarresh e shtuna e 23 shtatorit. Pas luftës me flakët nga ana e zjarrfikëseve është aktivizuar sërish zjarri në pyllin me pisha në Darëzezë.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse nga Fieri, Patosi, Rroskoveci, por edhe Dimal, nuk kanë mjaftuar për të shuar flakët e “ferrit” të cilat janë përhapur me shpejtësi nga era e fortë dhe pemët e pishave në pyll.

Situata në Darëzezë ka qëndruar problematike. Errësira, era e fortë, natyra e bimësisë, por edhe terreni i vështirë kanë vështirësuar vënien nën kontroll të flakëve. Pavarësisht se është kërkuar ndërhyrje nga ajri, me errësirën e natës para, ajo ishte e pamundur.

Vatër zjarri problematike mbetet edhe ajo në Ndernënas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe shtëpive. Situata kritike qëndron edhe në Patos, ndërkohë sipas informacioneve edhe në Drenovë Fushë në Mallakastër është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA