Mashtruesi ngre faqe për ‘donacione kanceri’ pasi donte të hynte në turneun e pokerit me $30 000 (fotot)

22/09/2023 18:02

Këtij lojtari amator pokeri duket se “blofi” që luajti i shpërtheu në fytyrë.

I fiksuari Rob Mercer gënjeu për të përfituar mijëra dollarë duke pretenduar në mënyrë të rreme se kishte kancer terminal, me shpresë se do të mblidhte shumën e mjaftueshme për të hyrë në turneun botëror të pokerit kësaj vere.

Mercer, nga California, ka pranuar gënjeshtrën e ulët gjatë një interviste me rrjetin lokal Las Vegas Review-Journal por tha se ishte penduar dhe nuk do ta bënte më kurrë.

37-vjeçari nisi një faqe donacionesh në qershor për të realizuar ëndrrën e konkurrimit në kampionatin botëror të pokerit No-limit Hold’em World Championship.

Ai thotë: “Gënjeva duke thënë se kam kancer të zorrëve. Nuk isha fare sëmurë, por e bëra për të mbuluar situatën time”, tha ai në rrëfimin shokues për gazetën.

“Ishte e gabuar, nuk duhet t’i kisha thënë njerëzve ashtu, ishte një nxitje e momentit për të cilën jam penduar”.

Ai kishte mbledhur rreth $12,500 nga donacionet dhe mori një vend në konkurrimet në Bellagio.

Mes donatorëve të tij ishte dhe Cody Daniels, aktivist i njohur për sëmundjet kronike.

Dje Daniels tha: “Mora një mësim të mirë me $2,500 që dhurova. Për fat të keq mirësia ime u konsiderua përsëri si një dobësi, kjo është për turp, shpresoj që të tjerët të marrin mbrapsht paratë e tyre”.

Por mashtruesi Mercer tha për gazetën se nuk kishte ndërmend të kthente paratë e donacioneve pasi mund të ketë me të vërtetë kancer.

Lojtarë të tjerë pokeri kishin bërë donacione për Mercer dhe tani ndjehen të gënjyer.

Nick Vertucci, i rrjetit të pokerit Hustler Casino Live tha me ironi në një koment: “Ai është përsëri një qenie njerëzore dhe ne duhet të kujdesemi për të gjithë personat, paçka se disa janë copa djathi që s’kuptojnë asgjë”.

Pas daljes së lajmit Mercer u eliminua nga turneu dhe tashmë është përjashtuar nga komuniteti pokerit pas zbulimit të gënjeshtrave.

Por ai mendonte se dënimi ishte tepër i rëndë.

“Ata po sillen sikur unë të isha ndonjë monster, që e kisha planifikuar këtë kohë më parë. Është çmenduri por megjithatë e kuptoj reagimin”.

FOTO GALERI
2/3
Ai ka pranuar gënjeshtrën e ulët gjatë një interviste me rrjetin lokal Las Vegas Review-Journal

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA