Parashutisti copëtohet nga avioni prej të cilit po lëshohej kur rrymat e nxorën para helikave (fotot)

21/09/2023 15:30

Një parashutist po lëshohej me kostum fluturimi është goditur për vdekje nga vetë avioni, kur piloti besonte se do të zhvendosej në drejtim të kundërt.

Piloti francez përballet tashmë me akuza vrasjeje nga pakujdesia pasi avioni i tij vrau sportistin me kostum fluturimi pranë alpeve të Francës, u tha sot në gjyqin e tragjedisë së verës 2018.

Incidenti i tmerrit ndodhi teksa Alain C., drejtonte avionin e tij me një motor Pilatus, për dy parashutistë që po lëshoheshin me kostum fluturimi për të rënë më pas me parashutë, në zonën  Bouloc-en-Quercy pranë Toulouse, ku ai punonte në shkollën vendase të parashutizmit.

Viktima 40 vjeçar Nicolas Galy, ishte një nga dhjetë parashutistët në bord dhe një nga dy që u lëshuan nga lartësia rreth 5000 metra me kostumet aerodinamike të fluturimit, të cilat zgjasin kohën e rënies prej sipërfaqes së lëmuar dhe krahëve që i mbajnë në ajer.

Por fluturimi u ndërpre tragjikisht pas vetëm 20 sekondash kur një prej tyre u godit nga krahu i avionit të Alain dhe vdiq në vend.

Në gjykatën e Montauban, Alain përshkruante incidentin si ‘tragjedia e jetës së tij’ por insistonte se nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe se ishte Galy që kishte devijuar nga plani i lëshimit, teksa pretendonte se ai po sillej i paqëndrueshëm dhe vuajti pasojat.

Piloti pranonte se nuk ishte në rrugën e të lëshuarve para se ata të nisnin rënien e tyre, por prej kostumit që mbajnë nuk humbasin shpejt lartësinë dhe nga njëherë mund të mbeten në rrugën e avionit.

Galy ishte një parashutist me eksperiencë me rreth 226 hedhje por piloti insistonte se “nuk kishte ndjekur kursin e pritur te rënies dhe u gjet në itinerarin e gabuar.

“Ai po fluturonte paralelisht me avionin … kursi im i drejtë i fluturimit ishte korrekt, ndërsa parashutisti duhet të niste zbritjen”, tha Alain në gjyq, sipas të përditshmes The Times.

“Kjo është tragjedia e jetës time, por nuk është faji im”.

Pretendimet e Alain refuzoheshin nga prokurorja Jeanne Regagnon, e cila i kërkoi gjykatës dënim 12-muaj burg dhe gjobë 10,000 euro, duke argumentuar se parashutisti “ishte i vetmi që kishte zbatuar rregullat”.

Siç rezultoi më tej, 64  vjeçari Alain, kishte probleme me patentën e fluturimit, prej një gjendjeje të papërcaktuar shëndetësore, por ai përsëri ishte ngritur me avion.

Gjykata do të japë vendimin në nëntor.

Zhvillimi vjen pasi edhe një parashutist britanik humbi jetën pas lëshimit nga maja 400-metra e lartë e një mali në Itali.

65 vjeçari Mark Andrews, nga  Cornwall në lindje të Britanisë u vra në vend pas përplasjes së pashpjeguar me faqen e një mali në Trentino teksa ishte lëshuar me kostum fluturimi.

FOTO GALERI
2/4
Piloti francez përballet tashmë me akuza vrasjeje nga pakujdesia pasi avioni i tij vrau sportistin me kostum fluturimi pranë alpeve të Francës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA