Gafa e radhës, Onana: Ndjesë! Unë fajtori pse nuk fituam me Bayernin

21/09/2023 12:54

Sërish gafë e Andre Onanës. Portieri kamerunas, nuk po i jep aspak siguri Manchester United mes shtyllave.

Skuadra e Erik ten Hag humbi 4-3 përballë Bayern Munchën në Champions League.

Ndeshja që u zhbllokua nga goli i Leroy Sane pas gjysmë ore lojë. Me Onanan që ndihmoi bavarezët të kalonin në avantazh. 27-vjeçari reagoi pas humbjes në Gjermani, duke marrë përsipër përgjegjësitë mbi supe.

E vështirë të flasësh, por kjo është jeta e portierit. E nisëm shumë mirë ndeshjen, por pas gabimit tim e humbëm kontrollin. Është një situatë e vështirë për ne.

Veçanërisht për mua sepse zhgënjeva skuadrën. Më vjen keq, pasi ishim mirë me topin dhe nuk lejuam Bayernin të krijonte raste. Por, në gjuajtjen e tyre të parë unë gabova.

Ishte moment vendimtar, të cilin e vuajti edhe skuadra. Nëse nuk ia dolëm të fitonim kundër Bayernit, unë jam shkaku. Duhet të mësoj nga kjo gafë dhe të bëhem më i fortë”, u shpreh Onana. /Supersport

Top Channel