Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa dy vajza kanë përfunduar në spital.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë parakalim i gabuar nga makina tip “Audi” e cila drejtohej nga një vajzë.
Sipas burimeve për TCh në vendin e ngjarjes, “Audi” pasi është futur në parakalim ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, duke i prerë kështu rrugën kamperit.
Kamperi dhe makina tjetër e cila ndodhej mbrapa kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në spital është transportuar drejtuesja e mjetit tip Audi, si dhe pasagjeria e makinës tip golf e cila është e përmbysur në anë të rrugës, të cilat sipas spitalit të Lezhës janë rreth 28-30 vjeçe dhe kanë pësuar fraktura të shumta në trup.
Çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper janë jashtë rrezikut dhe po japin detaje në vendin e ngjarjes.
Top Channel