UNESCO përfshin vendbanimin palestinez në listën e trashëgimisë, reagon Izraeli

17/09/2023 22:55

UNESCO vendosi të përfshijë në listën e Trashëgimisë Botërore vendin parahistorik të Tell al-Sultan.

Zonë kjo që shtrihet pranë qytetit palestinez të Jerikos në Bregun Perëndimor. Por ky veprim u kritikua nga Izraeli. Tell al-Sultan, që i paraprin piramidave të Egjiptit, është një tumë, në Luginën e lumit Jordan dhe përmban mbetje të shumta të parahistorisë.

Vendimin organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara e mori të dielën në takimin e 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që u mbajt në Riad. Por vendimmarrjen Ministria e Jashtme izraelite e konsideroi si politik dhe në favor të palestinezëve.

“Izraeli do të veprojë me miqtë e tij të shumtë në organizatë për të ndryshuar vendimet me të meta të marra”,, deklaroi Ministria e Jashtme.

Por nga ana tjetër autoritetet palestineze e cilësuan listimin e vendbanimit parahistorik në listën e UNESCO-s si një pjesë integrale të vlerave dhe trashëgimisë palestineze ndër shekuj. Arkeologjia është një temë shumë politike në Izrael për çështjen e territoreve dhe për këtë arsye ky shtet në vitin 2019 u largua nga OKB-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA