Japonia çimentoi rekordin absolut të jetëgjatësisë.

Numri i 100-vjeçarëve në këtë vend kapërceu për herë të parë shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar kështu një rekord për të 52-in vit me radhë.

Sipas të dhënave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në Tokio, numri i personave mbi 100 vjeç është rritur me 1.613 vetë krahasuar me vitin që shkoi. Sondazhet e fundit tregojnë se rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra.

Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa e burrave 81. Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve, që kur nisi grumbullimi i të dhënave në vitin 1963, asokohe kanë qenë vetëm rreth 153 persona në atë moshë.

Pas dekadash të tëra regjistrimi të një plakjeje të popullsisë dhe ulje të nivelit të lindshmërisë, vendi është duke u përballur me ndryshime të mëdha demografike. Në përgjithësi, llogaritet se popullsia  e Japonisë po tkurret me ritme të shpejta. Vitin e kaluar numri i japonezëve ra për 801.000, duke arritur në 122.4 milionë, ulja më e mprehtë kjo ndonjëherë që prej fillimit të regjistrimeve.

Top Channel