Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit
Diktatorët shijuan një vakt të bollshëm në takimin e tyre, ku diskutuan mbi zhvillimin e teknologjisë së armëve
Një menu luksoze me sallata të ndryshme, rosë me fiq, gaforre, mish viçi dhe ëmbëlsirë me boronicë e stika pishe dhe sigurisht nuk mungoi vera e bardhe dhe e kuqe për të shoqëruar bisedën mes dy liderëve.
Sipas agjencisë së lajmeve ruse Vladimir Putin dhe Kim Jong Un diskutuan mundësinë e dërgimit të një kozmonauti koreano-verior në hapësirë.
Me vizitën e Kim në Rusi, Putini kërkon të forcojë aleancat me liderët e tjerë të përjashtuar nga vendet perëndimore. SHBA thotë se Moska po përpiqet të blejë armë për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë.
Të dy liderët u takuan në kozmodromin Vostochny, me pamjet e publikuara nga Kremlini që i tregonin të dy duke shtrënguar duart me entuziazëm.

Ata më pas vizituan objektet e montimit dhe lëshimit të raketave hapësinore Angara dhe Soyuz-2 përpara se të uleshin për darkë dhe bisedime.
“Ne folëm për faktin se nëse pala koreano-veriore dëshiron, një kozmonaut koreano-verior mund të trajnohet dhe të dërgohet në hapësirë”, cituan të kishte thënë Dmitry Peskov, agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA Novosti.

Nëse kjo do të ndodhte, kozmonauti do të ishte i pari koreano-verior që do të shkonte në hapësirë. Takimi në kozmodrom ishte simbolik, veçanërisht pasi Pheniani kohët e fundit dështoi dy herë në përpjekjen e tij për të vendosur një satelit spiun ushtarak në orbitë.
Darkat ekstravagante të diktatorit koreano-verior
I njohur se e do ushqimin e tij të mirë , Kim shpesh fotografohet duke ndarë një vakt me gjeneralët e tij, shefat e marinës dhe personalitetet e huaja, duke qeshur me disa shishe vere të shtrenjta.
Vitet e fundit, pikat kryesore të kuzhinës kanë përfshirë një darkë të pasur me zyrtarë të Koresë së Jugut në Phenian gjatë një takimi diplomatik të vitit 2018, ku një nga të ftuarit e tij thuhej se kishte thënë se “shishet vazhdonin të vinin!”
Me atë rast, vera u raportua të ishte franceze, nga Bourgogne, me burim nga një bodrum i verës i rezervuar përpara se Bashkimi Evropian të vendoste sanksione ndaj importeve të alkoolit në 2017-ën.
Koreano-jugorët e kthyen mikpritjen një muaj më vonë, me një darkë gjatë bisedimeve historike të paqes në zonën e çmilitarizuar mes dy vendeve, ku i ofruan atij ‘rösti’, një pjatë me patate zvicerane, si një gjest simbolik që i kujtonin Kim fëmijërinë e tij në Zvicër.
Në shkurt 2019, Kim shijoi gjithashtu një nga darkat e tij më ekstravagante të punës deri më tani në Hotel Metropole në Hanoi me ish-presidentin e SHBA Donald Trump.
Të dy burrat ndanë mendimet e tyre mbi denuklearizimin mbi një biftek me garniturë dhe tortë me çokollatë, të shoqëruar nga një pije e distiluar e quajtur “munbaeju” që përmban 40 për qind alkool.
Bisedimet për çarmatimin bërthamor dështuan të nesërmen dhe tensionet në Gadishullin Korean janë rritur që atëherë.
Top Channel