Në garë me kohën, katër ditë pas tërmetit në Marok! Të mbijetuarit strehohen në çadra, vijojnë ende kërkimet

12/09/2023 22:27

Shpresat kanë nisur të zbehen për të mbijetuarit në Marok, pas tërmetit të së premten, ku kanë humbur jetën më shumë se 2900 persona shumica e tyre në fshatrat e largëta të Maleve të Atlasit të Lartë.

Katër ditë pas tragjedisë ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë të gërmojnë nën rrënojat e ndërtesave tashmë të shkatërruara.

Pas lëkundjeve 6.8 të tokës, personat që arritën të mbijetonin u strehuan fillimisht në ambiente të hapura, por më pas u dërguan në kampet përkatëse.

Kryqi i Kuq bëri thirrje për më shumë se 100 milionë dollarë ndihmë për të përmbushur nevojat bazike në vendin e Afrikës së Veriut.

Nevoja më e madhe paraqitet në fshatrat malorë të largët, ku ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë të mbërrijnë. Në ato zona ende nuk dihet shifra e saktë e viktimave për shkak të mungesës së ekipeve përkatëse.

Shpëtimtarët, kamionët e ndihmave dhe vullnetarët privatë vazhduan të udhëtonin drejt fshatrave të goditura në ultësirat

Spitalet janë të tejmbushura me pacientë, pasi 5500 marokenë kanë mbetur të lënduar nga pasojat e tërmetit.

Njëkohësisht në zonat provinciale janë ngritur spitale në çadra për t’i dhënë ndihmat pacientëve.

OKB-ja  vlerësoi se më shumë se 300,000 persona janë prekur, përfshirë më shumë se 100 mijë fëmijë, një e treta e tyre fëmijë, nga ngjarja e fuqishme sizmike që goditi pak pas orës 23:00 kur shumica e familjeve ishin në gjumë.

Top Channel