Republikanët kërkojnë informacion mbi prostitutat e birit të presidentit të SHBA: Mund të jenë viktima trafiku seksual (fotot)

08/09/2023 21:48

Republikanët e Kongresit të SHBA shtuan sot presionin mbi departamentin e drejtësisë për të publikuar informacione mbi listën e prostitutave të fotografuara me të birin e presidentit amerikan Hunter Biden, duke thënë se mund të jenë viktima trafiku seksual që kanë nevojë për mbrojtje federale.

Kreu i komisionit të mbikëqyrjes James Comer dhe panelistja republikane Marjorie Taylor Greene i shkruan Departamentit se informacionet duhet të dorëzohen për një paditje të mundshme të Presidentit Biden mbi rolin e birit të tij Hunter në marrëveshje të huaja tregtare.

“Komiteti kërkon të hetojë nëse drejtësia po mbron të drejtat e viktimave të shfrytëzuara seksualisht nga Robert Hunter Biden,” thuhej mes të tjerash në letrën e firmosur nga Comer dhe Greene, për koordinatoren e trafikut njerëzor Hilary Axam dhe atë të viktimave të këtij krimi, Kristina Rose.

Hunter Biden ka përdorur të paktën $5,000 që janë paguar nga llogaritë e babait të tij për një prostitutë ruse në Massachusetts, edhe pse nuk ka prova se presidenti Biden e dinte se për çfarë i donte i biri paratë.

Një listë femrash janë paguar për seks me Hunter, çka shkel ligjet për prostitucionin ndërshtetëror në SHBA, është deklaruar në dëshminë e 1 qershorit nga denoncuesi Joseph Ziegler.

Ky është ligji që është përdorur edhe për ndjekjen penale të miliarderit pedofil Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell, e cila është dënuar me 20 vjet burg për abuzime të rënda me të mitura të paavantazhuara, që shfrytëzonte për prostitucion bashkë me financierin tashmë të vdekur amerikano hebre, shkruan TheNewYorkPost.

Comer e Greene kërkojnë listën e plotë të prostitutave me të cilat Hunter është fotografuar në imazhet e laptopit të tij famëkeq, të shpërndara tashmë në mediat amerikane, edhe pse të censuruara nga shumica e faqeve demorkate të rrjetit.

Ziegler, i cili ka hetuar prej vitesh financat e Hunter, tha se zyrtarët e drejtësisë po hartojnë listën e femrave që kanë udhëtuar mes shteteve amerikane për t’u përfshirë në seks me pagesë me Hunter.

Ky i fundit paguante për udhëtimin, hotelet dhe shpenzime të tjera, çka është një shkelje e hapur e ligjit në fjalë.

Kërkesa vjen pasi Weiss sinjalizoi dje se pret që Hunter Biden të ndiqet penalisht këtë muaj me akuza të dëshmisë së rreme për përdorimin e drogave dhe armëmbajtjes në Delaware.

Weiss, prokuror i Delaware, ka marrë statusin e veçantë për ngritjen e akuzave ndaj birit të presidentit, pas rrëzimit të një kërkese gjykimi në qershor.

FOTO GALERI
3/5
Marjorie Taylor Greene i shkruan Departamentit se informacionet duhet të dorëzohen për një paditje të mundshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA