Menaxhimi i mbeturinave është bërë një temë mjaft problematike për gjithë qytetarët në Laç.

Një qytetar ka denoncuar në “Ti Raporton” fenomenin e djegies së mbetjeve, gjë e cila ndodh çdo darkë në qytet.

Sipas qytetarit koshat e mbeturinave digjen çdo natë dhe tymi përhapet nëpër banesa, gjë e cila mund të shkaktojë komplikacione të shumta për shëndetin.

Ky fenomen, sipas qytetarit mund të jetë edhe shkaktar i flakëve që përfshinë pyjet e Laçit pak ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA