U zhytën në ujin e akullt të një përroi për të shpëtuar një qen, zhduken dy gra në Sondrio

23/08/2023 16:52

Dy gra rezultojnë të zhdukura në Itali, pasi u zhytën në ujin e akullt të një përroi në Sondrio në përpjekje për të shpëtuar një qen dhe nuk u rikthyen kurrë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një ekskursioni në malet e larta në zonën e Lanzadës.

Ato u zhytën nën një urë në përpjekje për të rimarrë kafshën që kishte hyrë në ujë. Por më pas nuk mundën të dilnin sërish, ndoshta edhe për shkak të rrymave të vrullshme. Alarmin e ngritën disa alpinistë, të cilët panë skenën.

Disa ekipe shpëtimi nga Sagf-Mountain Rescue ndërhynë me zjarrfikësit dhe vullnetarët e shpëtimit të zonës malore për t’i shpëtuar ato, por ende pa rezultat. Dy femrat dyshohet se janë marrë nga rrymat e akullnajës Fellaria që ndodhet aty pranë, në Valmalencon e sipërme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA