Një 61-vjeçar nga Koreja e Jugut i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin e tij, në afërsi të aeroportit të Rinasit.

61-vjeçari është i akuzuar për për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare. Ai ishte duke pritur bashkëshorten në afërsi të aeroportit të Rinasit, e cila po vinte nga Dubai në Tiranë.

61-vjeçari S. M ka qenë në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Seoulit në Korenë e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.

61-vjeçari në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRW (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA