Kjo do të jetë dita më me fat sipas shenjës tuaj gjatë javës së ardhshme

18/08/2023 22:41

Nuk na mjafton fakti që verës po i vjen fundi, por kemi edhe Merkurin retrograd që na “kërcënon” me prova në javën e ardhshme, 21-27 gusht.

Megjithatë, ne nuk dorëzohemi dhe kërkojmë të drejtën tonë për sa më shumë momente të bukura, sidomos në ditët në vijim kur sipas shenjës tonë fati do të jetë në anën tonë.

Dashi: E enjte, 24 gusht. Ju e dini saktësisht se çfarë duhet të bëni për të pasur universin si aleatin tuaj, nëse thjesht ndaloni për një moment dhe dëgjoni mesazhet e tij. Në disa fusha të jetës suaj ndiheni sikur nuk dini ende si të ecni përpara, por lëreni dritën e yjeve t’ju udhëheqë nga mendimet negative.

Demi: E diel, 27 gusht. Mirëqenia është në fokusin tuaj, ju keni prioritet nevojat tuaja dhe kujdesin për veten. Gjumi i mirë, hidratimi dhe një dietë ushqyese nuk janë humbje kohe, por duhet të bëhen prioritetet tuaja. E njëjta gjë vlen edhe për praktikat si meditimi ose ecja në natyrë.

Binjakët: E diel, 27 gusht. Mendoni sinqerisht se çfarë ju sjell lumturi dhe motivim në jetën tuaj. Luftoni tendencën për të parë vetëm atë që keni përpara, tani shpirti juaj dëshiron diçka më të thellë. Marsi në Peshore ju jep gëzim ndërsa ndiqni një rrugë të re të vetë-zbulimit.

Gaforrja: E mërkurë, 23 gusht. Virgjëresha sundon fushën e komunikimit dhe ju shtyn të shqyrtoni mënyrën se si ndërveproni me të tjerët. Ju prireni t’i vendosni nevojat e atyre që ju rrethojnë para nevojave tuaja, por ky kapitull i ri në jetën tuaj do t’ju tregojë se është koha për të gjetur ekuilibrin.

Luani: E enjte, 24 gusht. Hëna në Shigjetar ju kujton të shijoni jetën. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të bësh gjëra që të sjellin famë ose pranim nga të tjerët, por çfarë të bën vërtet të ndihesh mirë. Me kalimin e kohës, kupton se mendimi i të tjerëve ka gjithnjë e më pak rëndësi për ty.

Virgjëresha: E mërkurë, 23 gusht. Mërkuri retrogradë do t’ju shtyjë të zgjidhni gjithçka në të kaluarën tuaj dhe do ta bëjë më të lehtë për ju ta kaloni, të shëroni disa trauma apo edhe të merrni një vendim të vështirë. Në çdo rast, do të kuptoni që për t’u kujdesur për të tjerët duhet së pari të kujdeseni për veten tuaj.

Peshorja: E diel, 27 gusht. Marsi, planeti i veprimit dhe i pasionit, hyn në Peshorja këtë javë, duke hapur një kapitull të ri në jetën tuaj, ku do t’i përkushtoheni të vërtetës suaj. Marrëdhëniet tuaja personale kanë luajtur gjithmonë një rol kryesor në jetën tuaj, por kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i lini mënjanë ëndrrat tuaja dhe t’i harroni ato.

Akrepi: E enjte, 24 gusht. Hëna në Shigjetar do t’ju ndihmojë të ndërtoni vetëvlerësimin tuaj pasi kuptoni se ky është burimi i të gjitha ëndrrave. Do të jetë e vështirë të kuptoni vlerën tuaj të plotë, por mos kini frikë të ngrini më lart shiritin e pritshmërive. Ju mund t’i ofroni shumë më tepër vetes dhe të tjerëve.

Shigjetari: E enjte, 24 gusht. Hëna në shenjën tuaj ndriçon rrëfimet dhe idetë që duhet të lini pas për të krijuar jetën që ëndërroni. Gjithmonë keni pasur synimet tuaja për të ardhmen e largët dhe tani keni mundësinë për të ndjekur qëllimet tuaja afatgjata. Kohët e fundit keni ndryshuar shumë, por ende nuk keni ndryshuar drejtim. Përfitoni nga udhëzimet që ju ofron universi.

Bricjapi: E diel, 27 gusht. Marsi në Peshore i jep shtysë fushës së karrierës dhe e çon atë në një drejtim të ri, që mund të nënkuptojë role të reja apo edhe një ekuilibër më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale. Sido që të jetë, suksesi është përpara jush. Përfitoni nga mundësitë për punë bashkëpunuese për t’u afruar me të.

Ujori: E diel, 27 gusht. Mbani sytë hapur për mundësi dhe përvoja të reja. Marsi në Peshore ju jep fat dhe bollëk, duke ju ndihmuar të përfitoni nga çdo gjë që mund të zgjerojë perspektivat e jetës suaj. Kjo mund të nënkuptojë zhvillime pozitive në udhëtimet tuaja, edukimin, por edhe një ndërgjegjësim më të thellë që mund të sjellë jo domosdoshmërisht nga një mesazh ose një telefonatë, por nga instinkti juaj.

Peshqit: E enjte, 24 gusht. Hëna në Shigjetar aktivizon jetën tuaj profesionale, ndërkohë që jeni thirrur të fokusoheni në atë që dëshironi të krijoni. Mos ndiqni rrjedhën kryesore, por ndiqni ëndrrat tuaja unike me besim dhe përkushtim. Mund t’ju duhet të merrni një qasje jokonvencionale ose t’i drejtoheni burimit të pashtershëm të shpresës që qëndron brenda jush për të arritur diçka më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA