Kishin humbur në Karaburun, gjendet çifti francez mes shkurreve pa ujë dhe ushqim
18/08/2023 08:09
Dy turistë francezë që po eksploronin gadishullin e Karaburunit kanë humbur rrugën.
Një grup specialistësh të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i kanë shkuar në ndihmë dhe rreth orës 2 të mëngjesit kanë mundur t’i gjejnë në mes të shkurreve në vendin e quajtur Qafa e Thellë në Karaburun.
Turistët mësohet se kishin mbetur pa ujë dhe ushqim. Pasi i kanë dhënë ujë dhe fruta, turistët janë shoqëruar deri në Orikum dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që turistë të huaj humbin rrugën kryesisht duke eksploruar zonat malore të vendit tonë.
Top Channel