Një çift homoseksual që kanë trinjakë kanë zbuluar pyetjet më të zakonshme që u bëhen për familjen e tyre nga njerëz të panjohur.

Jake dhe Sean u rritën të dy në familje të rrepta dhe pranuan se të dy u përpoqën të fshihnin se tërhiqeshin nga burrat. Dyshja u takuan fillimisht në një aplikacion takimesh me homoseksualët në vitin 2012 dhe më pas filluan miqësinë e tyre të ngushtë. Ata u lidhën me shpresën për të ndihmuar njëri-tjetrin për të “përballuar çështjen e homoseksualëve”.

Megjithatë, shpejt u bë e qartë për Jake dhe Sean se ata ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Kaluan nëntë vite dhe të rinjtë u bënë baballarë të trinjakëve, të cilët i mirëpritën me ndihmën e një zëvendësuesi.

I gjithë procesi ishte i gjatë dhe i vështirë për të dy burrat. Ata zbuluan se “në fakt u deshën katër persona për të sjellë familjen tonë këtu”.

Çifti filloi me gjetjen e një dhuruesi anonim vezësh dhe më pas fekondimin e vezëve.

Jake shpjegon “ne bëmë disa teste në mënyrë që të dinim se cili prej atyre embrioneve ishin vajza dhe cilët ishin djem, dhe më pas vendosëm një embrion vajze dhe një djali, një nga secili prej nesh. Dhe kështu kemi pasur trenjakë!”, shton Sean.

“Një nga vajzat tona vendosi të ndahej me ne! Nuk ndodhi ashtu siç kishim planifikuar dhe tani nuk mund ta imagjinonim jetën ndryshe!”

Videoja emocionuese e çiftit për rrugën e tyre drejt tre fëmijëve të bukur ka mbi 9 milionë shikime! Ndjekësit e tyre janë mirënjohës që dyshja ndanë përvojën e tyre.

Jake dhe Sean së fundmi kanë realizuar një video tjetër ku renditin pyetjet më të rënda që njerëzit u bëjnë gjatë gjithë rrugës. Videoja ka grumbulluar shumë shikime dhe reagime nga njerëzit dhe shumë nga shikuesit kanë mbështetur baballarët.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA