“Kur heshtja flet”/ Libër për gjyqin e UÇK-së, apel për drejtësi dhe debat mbi procesin në Hagë
28/03 12:53
Çdo 15 gusht, emigrantët lezhjanë mblidhen në sheshin “Gjergj Kastrioti”.
Prej vitit 2006, në vlerësim të sakrificës së tyre, kontributit që i kanë dhënë qytetit dhe transmetimit të vlerave më të larta në vendet ku ata punojnë e jetojnë, në këtë datë atyre u dedikohet e gjithë vëmendja. Dita e shtegtarëve, një moment kujtese për të gjithë emigrantët, tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Lezhës.
Si asnjëherë tjetër të gjitha rrugët u bllokuan dhe sheshi pati mijëra njerëz ku shijuan performancën dy artistëve Ledri Vula dhe Ardit Çuni.
15 gushti shënoi dhe përmbylljen e dy javëve aktivitete që janë mbajtur çdo natë në shesh duke mbledhur mijëra qytetarë, vizitorë dhe emigrantë.
Top Channel