Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Ka mbaruar në Himarë protesta për lirimin nga burgu të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Fredi Beleri.
Tubimi u mbajt jashtë zyrës së Omonias në shëtitoren e Spilesë, ku protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm nga burgu të Belerit.
Në protestën e sotme folësi kryesor ishte kryetari i bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis.
Gjatë protestës edhe Belri ka dërguar një mesazh nga burgu ku ka deklaruar se arsyeja e vetme përse ai ndodhet në paraburgim është se ata që po mbajnë bashkinë duan të zaptojnë hapësirat publike e të vjedhin taksat e popullit.
Beleri është shprehur se ata që e mbajnë pas hekurave duan të minojnë bashkëjetesën e komuniteteve të Himarës.
Ndonëse Athina zyrtare ka qenë konstante në qëndrimin e saj politik lidhur me çështjen Beleri, kjo është hera e parë që një kryetar bashkie ndërhyn hapur në çështje të politikës së jashtme të Greqisë.
Ai është djali i ish-ministres së jashtme Dora Bakojani dhe njëkohësisht nip i kryeministrit Qyriakos Mitsotakis.
Në protestë ishin të pranishëm tre kryetarë bashkie i Athinës, Selanikut dhe Korfuzit.
Greqia ka kërkuar lirimin e Fredi Blerit, ndërsa shpesh ka lëshuar dhe tone kërcënuese në drejtim të Shqipërisë me argumentin se po shkelen të drejtat e minoritetit.
Më herët u njoftua një anulim i protestës, por rezultoi i rremë, ndërsa Top Channel ka siguruar edhe përgjigjen e Policisë ndaj sekretarit të partisë “Omonia”, në lidhje me organizimin e protestës.

Top Channel