Foto Ilustruese

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin rrugor Vlorë-Kuç, pasditen e kësaj të diele.

Policia thotë se më vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA