Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro Një mjet është përfshirë nga flakët në rrugën kryesore midis gjykatës dhe spitalit të Korçës.
Nuk dihen rrethanat por mjeti përfundoi pranë një kantine(mjet) dhe u dogj bashkë me të. Zjarrfikësit mbërritën më vendngjarje dhe policia po bën hetimet për zbardhjen e saj. Dyshohet që djegia e mjetit ka ardhur si pasojë e përplasjes. Mjeti drejtohej nga një vajzë e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel