Tenton të vrasë gruan dhe djalin, 62-vjeçari në Maliq hap zjarr ndaj policëve që parandaluan krimin

12/08/2023 07:36

Një person ka tentuar të vrasë gruan dhe të birin në Maliq, ndërsa refuzon të dorëzohet.

62-vjeçari Ramiz Muçllari, është konfliktuar mbrëmjen e kaluar me familjarët e tij në fshatin Qesarakë, Pëllumbesha dhe Kamber Muçllari.

Autori ka goditur me levë njërin prej tyre, ndërsa tjetrin ka tentuar ta mbysë me duar. Por, në vendngjarje ka mbërritur policia, që ka parandaluar krimin.

62-vjeçari nuk është ndalur dhe ka hapur zjarr ndaj uniformave blu, duke mos pranuar të dorëzohet.

Në Maliq ka mbërritur RENEA dhe është rrethuar zona e banesa e autorit. Pritet që të mundësohet dorëzimi i autorit, por ka gjasa që ai të ekzekutohet nëse vijon të mos dorëzohet.

Top Channel