Kjo e shtunë do të nisë me mot të kthjellët në të pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa në vijim vranësirat do të shfaqen përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë. Por vija bregdetare do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dy të ditës. Mbrëmja dhe nata largojnë gradualisht vranësirat nga pjesa me e madhe e zonës malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Top Channel