Ditët e fundit bregdetet shqiptare kanë bërë jehonë në mediat më prestigjoze për bukurinë e tyre por jo vetëm, dhe për çmimet e ulëta dhe shërbimin cilësor.

Por le ta shohim këtë përmes Lilit, një turiste italiane që ka ardhur ardhur për herë të parë në vendin tonë ku në 2 javët e tyre të pushimeve i kanë ndarë mes Veriut në bregdetin e Shëngjinit dhe Jugut në Sarandë.

“Ku jetoj unë kam takuar shumë shqiptarë dhe më kanë folur shumë për vendin e tyre. Unë bashkë me bashkëshortin tim kemi vizituar Kroacinë dhe Greqinë, e për Shqipërinë nuk e di pse kemi thënë jo. Shoqja ime ma sugjeroi dhe tha hajde në Shqipëri dhe shiko sa vende të bukura ka. Vendosëm të vinim dhe mbetëm me gojë hapur, shumë e bukur, Tirana është e mrekullueshme, pamë se si po rritet si qytet, si po evulon siç themi ne sicilianët. Po gjendemi shumë mirë me bregdetin, me diellin, me njerëzit, ti vjen këtu dhe harron se nga po vjen. Shëngjini është i mrekullueshëm, jemi mahnitur nga xhirot e darkës, plazhi, muzika unë nuk po gjej asgjë negative. Unë si siciliane them që Shqipëria është e mrekullueshme. Tani që e zbuluam këtë zonë nuk ndalojmë së pari dhe vende të tjera.”– tha Lili.

E mahnitur nga vendet e bukura dhe dashamirsinë që gjeti në Shqipëri, Lili thotë se pushimet e saj nuk ishin të shtrenjta madje shumë gjëra janë më lirë se në Itali dhe ushqimet që janë mjaft të ngjashme me të Italisë.

E mahnitur nga vendet e bukura dhe dashamirsinë që gjeti në Shqipëri Lili thotë se këto janë pushimet e saj më të lira.

“Çmimet nuk ishin aspak te ekzagjeruara, për shembull një kafe dhe briosh në Milano ti e paguan 5 euro. Ndërsa këtu e kemi marr me gjysmën e çmimit. Ke më shumë dëshirë të besh më shumë gjëra, nuk stepesh sepse janë shtrenjt apo s’kam para. Ushqimi ështe shumë i mire, shumë i ngjashëm me të Italisë. Unë që vij nga Sicilia për shembull peshku atje është shumë i mire, por dhe këtu nuk kam gjetur diferencë. Ah po ka një diferencë është më ekonomik se në Sicili. Mund të hash gjithçka, porcione të bollshme me me pak para se në Itali. Këtu më pak para ke pishinën, detin, drekën, darkën, peshk gjithçka dhe sinqerisht  ja vlen.”– tha ajo.

Bregdeti i Shëngjinit i ndërthurur mjaft bukur me natyrën vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e shumë turisteve të huaj jo vetëm për plazhin por dhe për atraksione të tjera turistike si Rana e Hedhun apo laguna e Kune Vainit.

Top Channel