Dy mjete janë përfshirë në një aksident e për pasojë janë dëmtuar katër persona në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër.

Aksidenti ndodhi pasi mjeti “Renault” me drejtues Josif Zoton u përplas me mjetin “Mercedez Benz” me drejtues Konstandin Dhimitri në Shtëpëz. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.

Të plagosur mbetëm Minushe Tori, Barjam Tori, Lirika Zoto dhe Josif Zoto. Ata janë dërguar në spital dhe janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA