Foto Ilustruese

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, ku automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin  T. G..

Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin V. G., 60 vjeç i cili  ka humbur jetën. Shtetasi V.G ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta).

Gjithashtu u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel