Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro
Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi pesë ditë më parë dogjën qëllimisht një automjet.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar “Rec.”, në kuadër të të cilit u identifikuan, u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi S. K., 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë.
Nga hetimet është provuar se këta 2 shtetas kanë djegur qëllimisht, automjetin e shtetasit E. Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel