Mbi 10 mijë hyrje dalje regjistrohen ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës çdo dite ndërkohë që fluksi i lëvizjeve shtohet edhe më tepër gjatë fundjavës.

Shumica e udhëtarëve që vijnë në Shqipëri janë pushues që  i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore.  Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes kalimi në kufi bëhet pa vonesa ndërsa pushuesit vijnë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës

“Po vijmë për pushime në Shqipëri.  Do të qëndrojmë një javë.  Kaluam pa probleme kufirin as 5 minuta nuk u vonuam”, tha një turiste.

 Në 24 orët e fundit përmes Qafë-Thanës hynë 5700 persona dhe u regjistruan 4800 dalje. Në të dyja anët punohet me tre sportele çka ka qenë e mjaftueshme për të përballuar fluksin e udhëtarëve.

 

Top Channel