Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Stravec të Divjakës, ku një makinë ka përfunduar në kanal e për pasojë mbeti viktimë pasagjeri.
30-vjeçari Daniel Sharka ishte në automjetin tip “Porsche” që drejtohej nga personi me iniciale M. L, i cili ka mbetur i lënduar.
Sipas policisë, dyshohet se drejtuesi mjetit ka humbur kontrollin për këtë arsye ka dal nga rruga dhe përfundoi në lokal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.
Një tjetër aksident u shënua këtë mbrëmje në Bulqizë. Një makinë doli nga rruga në vendin e quajtur Vajkal, duke përfunduar në një parcelë, disa metra më poshtë. Të plagosur rënë mbetën dy personat që po udhëtonin në të.
Lexo edhe: Aksidente nga alkooli dhe shpejtësia/ Policia: Kujdes! Në verë 830 mijë automjete më shumë në rrugë
Top Channel