Tre persona të arrestuar gjatë një operacioni fundjavën e kaluar, ku u sekuestrua kokainë me vlerë 4 milionë euro në Cork do të dalin sërish para gjykatës të hënën e ardhshme.

Dy vëllezërit shqiptarë dhe një person tjetër me origjinë nga Rumania u gjykuan gjatë një seance speciale të Gjykatës së Qarkut në Cork të dielën në mbrëmje.

Sipas medias së huaj, Sunday World të akuzuar në lidhje me sekuestrimin e 60 kilogramëve kokainë janë Gentjan Dodaj, Donatel Dodaj dhe Daniel Afedoaei.

Gentjan dhe Donatel Dodaj

Gjyqtari kërkoi që Dodaj 39 vjeç të mbahet në paraburgim në pritje të paraqitjes së tij të radhës para gjykatës të hënën më 14 gusht.

Gjyqtarja Treasa Kelly i dha ndihmë juridike falas Gentjan Dodajt pasi mësoi se ai kishte qenë në proces hapjeje biznesi, por tani ishte pa asnjë mjet.

Daniel Afedoaei

Nga ana tjetër, Dodaj 22 vjeç, kishte mbërritur në Britani vetëm katër javë më parë dhe banonte me vëllanë e tij.

Atij iu caktua ndihma juridike falas dhe u la në paraburgim për t’u paraqitur sërish në gjykatë më 14 gusht.

Nuk u bë asnjë kërkesë për lirimin me kusht në lidhje me tre të akuzuarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA