Foto Ilustruese

Një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e kamionin këtë pasdite në Maliq. Për pasojë, mjeti është përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lozhan-Strelcë”. Të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, 57 dhe 60 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që shoferi 20-vjeçar është shoqëruar në polici.

Top Channel