Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro
Dy shqiptarë dolën para gjykatës të martën, pasi akuzohen për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike në një pronë në Great Yarmouth në Britaninë e Madhe.
Elian Thana 27 vjeç dhe Silvio Sakaj 23 vjeç u zbuluan përmes një dere “sekrete” në një ndërtesë fqinje me pronën që përdorej për prodhimin e kanabisit.
Prokurori Oliver Haswell tha se, dy shtetasit shqiptarë u zbuluan më vonë pasi fillimisht policia nuk gjeti asnjë njeri në pronën që ishte dhënë për prodhimin e kanabisit. Ai tha se, nga bodrumi e deri në katin e fundit të ndërtesës, u zbuluan gjithsej 515 rrënjë të bimës së kanabisit si dhe 40 kg kanabis në proces tharje.

Thana dhe Sakaj dolën para gjykatës të martën (8 gusht) pasi e kishin pranuar se prodhonin kanabis.
“Të dy keni ëndërruar për prosperitet dhe sukses, por u futët në grackën e kriminelëve të sofistikuar që ju përdorën për të korrur prodhimin e tyre të drogës. Një “përrallë” shumë e njohur kjo“, u tha gjykatësi, John Hardy
Avokati Ian James, tha në mbrojtje të klientit Sakaj se ai kishte ardhur në këtë vend në rrugë të paligjshme, pasi i kishin thënë se do të mund të fitonte shumë para duke punuar në industrinë e ndërtimit.
“Por Sakaj– tha avokati- përfundoi me borxhe që duheshin shlyer“.
Sakaj nga ana tjetër pranoi se ajo që kishte bërë ishte e gabuar dhe kërkoi falje.
Avokati i Elian Thanës e mbrojti klientin e tij duke thënë se nëna e të riut 27 vjeçar ishte diagnostikuar së fundmi me kancer dhe se ai kishte ardhur me qëllimin që të gjente një punë të mirë për të kuruar nënën e sëmurë dhe për të mbështetur familjen e tij. Ai tha se klienti i tij, i pandehuri Elian Thana “nuk e kishte kuptuar se në çfarë situate po përfshihej”.
Të dy të rinjtë shqiptarë u dënuam me 8 muaj burg.
Top Channel