“Shqipëria është e mrekullueshme”, shkruan gazeta franceze “L’Est républicain”, ndërsa fton të gjithë lexuesit e saj që të zbulojnë këtë destinacion të ri turistik plot larmishëmri.

Në një artikull kushtuar bukurive shqiptare nga jugu në veri, gazeta franceze specifikon çmimet e lira dhe mikëpritjen si dhe rendit 10 zona turistike.

Në krye të listës qëndron Ksamili me plazhet e kristaltë dhe rërën e bardhë. Por krahas vijës bregdetare në gudiën turistike përfshihen edhe Alpet së bashku me parkun kombëtar të Thethit.

Më pas, pasi të eksploroni këto zonat tejet të bukura, thotë gazeta, ndaluni në Krujë, berat dhe Gjirokastrën për të parë bukuritë arkitekturore të këtyre qyteteve. Në shkrim nuk mbetet pa përmendur Korça qyteti I njohur dhe si “Parisi i Vogël” si dhe Tirana.

Gazeta specifikon se tashmë është koha e duhur për të eksploruar bukuritë e Shqipërisë. Shkrimi I saj u shpërnda dhe nga kryeministri Edi Rama, I cili theksoi se mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Top Channel