“Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel, pa arsyetim të individualizuar”, Beqaj: Mund të cenojë procesin e rregullt ligjor Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit të 2019-ës me epiqendër në Durrës ishte një alarm i fortë për të gjithë ne, se rreziku nga fatkeqësi të tilla natyrore është aty në çdo moment.
Për këtë arsye qeveria po planifikon ta bëjë të detyrueshëm sigurimin e shtëpisë nga tërmeti, sipas një skeme shtetërore.
Sizmiologu Rrapo Ormëni: Mendoj se është një iniciativë shumë e rëndësishme, duke patur parasysh që ne jemi ndër vendet me aktivitet më të theksuar sizmik në Evropë dhe kjo do t’i bënte mirë gjithë qytetarëve, gjithë shoqërisë sonë, që të siguronte banesat, sepse rreziku nga tërmeti ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në vendin tonë. Projektligji është i nevojshëm në kushtet kur Shqipëria renditet e para në Evropë për Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive të monitoruar nga Banka Botërore.
Ndoshta duhej të ishte bërë edhe më shpejt, por varet nga rrethanat, konteksti I kohës. Fakti që kishte 40 vjet pa patur tërmet të fortë, ndoshta ky fakt e kishte penguar të ishte bërë më shpejt. Por pas tërmetit të 2019-tës, kjo ishte domosdoshmëri. Ne jemi ndër vendet që ndodhen në buzën e përplasjes së pllakave kontinentale, afrikane me atë euroaziaktike, ku ndodhet Greqia, Italia, Turqia dhe vendi ynë. Pastaj duke marrë parasysh që kemi 3 breza sizmikë me tërmete shumë të forta siç është ai Joniko-Adriatik, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër, ky projektligj është shumë i rëndësishëm për gjithë territorin e vendit tonë ku tërmete me magnitudë 5, bien një herë në 2-3 vite që rrezikojnë gjithë vendin. Tarifa që do të vendoset nga Ministria e Financave besoj se do të jetë diku tek 20-25 Euro në vit, pra afërsisht 2 euro në muaj.
Top Channel