Protestë për lulishten/ Lëvizja Bashkë proteston sërish kundër kullës

08/08/2023 19:03

Aktivistët po vazhdojnë përpjekjet për të ndaluar ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës”.

Lëvizja bashkë me në krye Arlind Qorin organizuan protestën e dytë në lulishten që është kthyer kantier ndërtimi, duke lajmëruar se nuk do ndalen së luftuari për hapësirat urbane dhe parqet; e do të jenë ata zëri më i fortë që do shkëpusin fijet e bashkëpunimit mes politikanëve dhe oligarkëve.

“Vij në këtë protestë si aktivist, vij në këtë protestë edhe si njeri, edhe si një njeri që gjysma e anëtarëve të familjes vuajnë nga astma. Prandaj mbrojtja e këtij parku nuk është vetëm mbrojtje e një lulishteje apo parku, nuk është vetëm mbrojtje e qytetit, por është njëkohësisht mbrojtje e shëndetit publik”, tha Arlind Qori.

“Edhe në opozitë jam e sigurt që kanë aferat e tyre ashtu siç i kanë pasur edhe tek kullat e kompleksit Partizani. Atje u shkatërrua hapësira publike, hapësira pubike dhe u ngritën kulla”, tha qytetari.

“Larg duart nga parku” mbanin pankarta protestuesit, teksa e zhvendosën protestën nga lulishtja drejt sheshit “Skënderbej” për të tërhequr vëmendjen e më shumë njerëzve e për t’u bërë më të fuqishëm se pushteti.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel