Renditja/ Elbasani i bën “nder” Teutës, durrsakët kryesojnë të vetëm, Vllaznia në krizë të thellë. Si paraqitet situata në Superiore pas javës së katërt 13/09 20:39
Shtypi francez po raporton për negociata të avancuara midis Rennes dhe Romës me synimin për transferimin e Nemanja Matic në klubin francez.
Sipas gazetës “Ouest-france”, mesfushori serb 35-vjeçar është i gatshëm të ulë pagën për t’iu bashkuar klubit nga krahina e Bretanjës, që e ka të pamundur të përballojë shifrën 4 milionë euro që mesfushori fiton aktualisht te verdhekuqtë.
I lidhur në kontratë me Romën deri në vitin 2024, Matic është, mund të thuhet, “hajmalia” e José Mourinhos.
Portugezi e mori nga Benfica kur ishte te Chelsea dhe këmbënguli që ta merrte edhe te Manchester United dhe Roma.
Top Channel