Nelson Hysa është pjesë e “Grushtit të Hekurt”, që ka bërë bashkë të gjithë boksierët shqiptarë, të cilët synojnë që të jenë bashkudhëtarë drejt suksesit, për të ngritur lart flamurin kuqezi.
23/11 20:33
Nelson Hysa ka bërë një kapërcim të konsiderueshëm në renditjen botërore të boksierëve të peshave të rënda.
Shkodrani tani pozicionohet i 73-ti nga 1361 sportistë, pasi ka arritur të marrë 10 fitore në po kaq sfida, prej të cilave 8 me “Knock out”. Boksioeri shqiptar arriti që të mposhtë pak ditë më parë boksierin më të mirë të Argjentinës, Marcos Antonio Aumada.
Tashmë, Hysa synon që së paku deri në fund të këtij vitit të tentojë të jetë mes 50 më të mirëve, për të regjistruar një pozicion historik. Sfida e radhës për boksierin kuqezi do të jetë në 9 shtator në Leverkusen të Gjermanisë, ndërsa ende nuk janë publikuar detajet e kësaj sfide.
Nelson Hysa është pjesë e “Grushtit të Hekurt”, që ka bërë bashkë të gjithë boksierët shqiptarë, të cilët synojnë që të jenë bashkudhëtarë drejt suksesit, për të ngritur lart flamurin kuqezi.
Top Channel