Pasi parlamenti miratoi ndryshimet e reja në ligjin për strehimin social gjatë këtij viti, punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të jenë pjesë e programit të kredive të buta për të përfituar kredi me 0% interes në blerjen e një shtëpie.

Ligji parashikon që me vendim të këshillit të ministrave çdo vit do të hapen kuotat, ndërsa për vitin 2023, qeveria vendosi të hapë 300 kuotat e para, të ndara në mënyrë të barabartë për mjekët, policët dhe ushtarakët. Vendimi i sapo publikuar në fletoren zyrtare do të hyjë në fuqi më 15 gusht.

Sipas vendimit, aplikimet e kandidatëve do të shqyrtohen bazuar mbi një sistem pikëzimi.

Për policët dhe ushtarakët që të kualifikohen për programin ata duhet të jenë të martuar. Kriteret e strehimit përfshijnë mospasjen e një banese në pronësi, kriter tjetër është jetesa në banesa në rrezik shembje si rezultat i fatkeqësive natyrore, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familje që humbasin banesën si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor, janë banues në shtëpi që do tu prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit si rezultat i investimeve publike. Për këto kategori kushte të tjera përfshijnë pagën të një niveli të përcaktuar me VKM dhe mos të kenë pak se dy vite të punësuar në administratën publike.

Sa i përket mjekëve, kriteret e strehimit janë të njëjta, por atyre nuk u merret parasysh niveli i pagës apo nëse janë të interesuar. Kolona e dytë e kritereve varet nga angazhimi i tyre në sistemin shëndetësor. Përfitues mund të jenë mjekët me kontratë të rregullt pune, ata që firmosin detyrimin për të shërbyer për pesë vite pas shkollës, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit në zonat rurale apo qendra sekondare apo terciare, si dhe ata me kontrata pune me afat të pacaktuar.

Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas sistemit të pikëzimit, të përcaktuar nga vetë institucioni përfitues.

VENDIMI

PËR  MIRATIMIN E KUOTAVE TË PËRGJITHSHME TË KREDIVE TË REJA PËR KATEGORITË PRIORITARE TË TË PUNËSUARVE PËRFITUES NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300, të cilat ndahen, si më poshtë vijon:

a) 100 për mjekët e sistemit shëndetësor publik;

b) 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;

c) 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

2. Për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, përfituesit janë familjet  e reja,  të  krijuara  si  rezultat  i  martesës  së lidhur   përpara   nëpunësit   të   gjendjes   civile,   që përzgjidhen  në  bazë  të  sistemit  të  pikëzimit,  të përcaktuar  në  tabelën  1  që  i  bashkëlidhet  këtij vendimi.

3.Për  kategorinë  e  përcaktuar  në  shkronjën “a”, të pikës 1,të këtij vendimi, përfituesit përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në tabelën 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas  sistemit  të  pikëzimit,  të  përcaktuar  nga  vetë institucioni përfitues.

5. Punonjësit e administratës publike përfitues përfitojnë kredi me interes 0%.

6. Ngarkohen Ministria e Financave  dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ministria  e  Brendshme  dhe  Ministria  e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA