Mc Kresha ndërpret perfomancën pasi fansi i hedh çakmakun: Nuk është dashni duke gjuajtur artistin

01/08/2023 11:15

Mc Kresha është “viktima” e radhës e fansave që godasin dhe hedhin sende drejt artistëve gjatë performancave ‘live’.

Mbrëmjen e kaluar në Kosovë, teksa këngëtari po këndonte në skenë, drejt tij u hodh një çakmak. Veprimi i fansit ka acaruar Kreshën, i cili pasi ka ndalur koncertit dhe duke iu drejtuar publikut, tha se kjo nuk është mënyra e duhur për të treguar dashuri.

“Ndale ndale, Drenas nëse doni me tregu dashni nuk është dashni duke e gjuajtur artistin me shkrepsë, nëse mendoni se kemi ardhur për para për të kënduar, ne kemi ardhur pa para për të kënduar, faleminderit”, ka thënë reperi.

Dyshja e reperëve të njohur, MC Kresha dhe Lyrical Son po mbanin një koncerte në qytetin e Drenasit. Por, pas incidentit u larguan nga skena.

Këtë verë, dhjetëra artistë janë sulmuar nga fansat gjatë koncerteve të tyre. Bebe Rexha pësoi një lëndim të rëndë në sy, pasi një djalë nga publiku e goditi me telefon.

Një fans u ngjit papritur në skenë dhe goditi në fytyrë këngëtaren me origjinë shqiptare Ava Max, që po ashtu u largua menjëherë nga skena.

Me celular u godit gjatë një koncerti në fillim të korrikut edhe Drake. Ai shmangu situatën dhe nuk e ndërpreu koncertin për asnjë moment duke vazhduar të performojë në skenë këngën e tij “So Anxious”.

Ndërsa Cardi B, pasi pa se një fanse po i hidhte gotën e pije, ndërpreu performancën dhe e goditi me pije.

Ndërsa Adel, për të parandaluar skena të tilla, shkoi në koncert me një armë lodër dhe gjatë koncertit i kërcënoi fansat se do i qëllojë nëse dikush hedh sende në skenë.

Këngëtarja ishte duke performuar në Las Vegas dhe në një moment, mes shakasë dhe seriozitetit ndaloi së kënduari dhe tha: Ju sfidoj, nëse më hidhni diçka, unë do ju vras! Mos i hidhni gjëra artistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA