Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max u përball me një situatë të paprecedentë në koncertin e fundit të saj.

Artistja ishte duke performuar në skenë, kur një fans u shfaq papritur dhe e goditi në fytyrë. Një person i sigurisë erdhi menjëherë dhe largoi fansin, por nuk arriti ta pengonte para se Ava të merrte shuplakën.

Këngëtarja që po shkëlqente në skenë me veshjen e zezë me xixa, menaxhoi situatën dhe duke kërcyer u largua nga skena.

Më vonë, përmes një postimi në “Twitter”, Ava tregoi se nga goditja iu lëndua dhe syri, ndërsa falënderoi fansat për dashurinë që i ofruan.

“Më goditi aq fort sa më gërvishi syrin. Ai nuk do të vijë kurrë më në një shfaqje. Faleminderit juve që ishin spektakolarë sonte në Los Angeles”.

Pak ditë më parë, ishte këngëtarja Bebe Rexha që u lëndua gjatë shfaqjes për turneun e saj. Një person nga turma që më pas u arrestua qëlloi me celular këngëtaren. Artistja përfundoi me një të çarë në vetull dhe sy të nxirë.

Top Channel