Dy persona, babë e bir janë vënë në pranga në Patos të Fierit, pasi u kapën duke kultivuar kanabis pranë shtëpisë.

Në një sipërfaqe tokë pranë banesës në fshatin Belinë, policia gjeti të mbjella 250 bimë kanabis.

42-vjeçari me iniciale A.G. dhe djali i tij 22-vjeçar u vunë në pranga për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel