Sulmet ndaj mediave dhe reporterëve në protestë, Asociacioni i Gazetarëve dënon klimën armiqësore dhe intimidimin Dy persona në Korçë janë arrestuar për shpërndarje kokaine dhe posedim të armëve të ftohta dhe një tjetër është nën hetim.
Bëhet fjalë për një 55-vjeçar I. B nga fshati Ravonik në Korçë dhe një 35-vjeçar L. L po nga Korça. Ndërsa nën hetim është një 41-vjeçar me inicialet E. Ll. edhe ky nga fshati Ravonik. Për këtë të fundit filloi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit, por nuk i ka kallëzuar në polici.
Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarave u gjetën rreth 500 gramë kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen e kokainës në doza, shuma parash në valuta të ndryshme që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një bajonetë metalike, një thikë, një automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë. Të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel