Shmanget incidenti i rëndë në Himarë, policia ndalon gomonen pa drejtues, kishte rënë në det gjatë lëvizjes pasi ishte dëmtuar në këmbë Një doganier në pikën kufitare të Kapshticës është arrestuar së bashku me një person tjetër.
Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare dhe nga nisur hetimet.
Doganieri Mario Tahaj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Mirataj, i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth tre ton djathë kontrabandë.
“Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Dishnicë, Korçë, kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasit A. M., në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 179 kuti me një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi). Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. T., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin A. M., për të kaluar sasinë e produktit ushqimor në mënyrë të kundërligjshme, pa kryer detyrimet doganore.”-njofton policia.
Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka edhe policë të tjerë të përfshirë.
Top Channel