Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës të sekuestrojë pasuritë e një shtetasi vlera e të cilave llogaritet 6 milionë euro si transaksion kurse me vlerë tregu 20 milionë euro.

Prokuroria e Tiranës e identifikoi poseduesin e pasurive që kërkohet të sekuestrohen si Ndue Gjergji, një person i dënuar për trafik droge por që rezulton po ashtu me një identitet tjetër.

Besohet, tha gazetarja Anila Hoxha, se sipas prokurorisë Gjergji ka patur identitetin Paulin Markaj, i identifikuar nga Interpol Holanda dhe i hetuar për pastrim parash. Ky shtetas thotë akuza e kryeqytetit i është njohur për krime që lidhen me drogën.

Në vitin 2011, shtetasi Paulin Markaj ka dalë nga burgu ku ka qenë i arrestuar për drogë dhe është dëbuar nga Italia. Më tej besohet se Markaj u kthye në Shqipëri ku dhe investoi në 31 asete pasurore.

Në vitin 2020 Markaj thënë ndryshe edhe me identitetin Paulin Gjergji u vra në një atentat te dyfishtë teksa së bashku me te u vra edhe Bujar Lika thanë burime të Anila Hoxhës.

Top Channel