Foto Ilustruese

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjate orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut.

Viktima është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 35 vjeç, me origjinë nga Korça.

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 5 plumba.

Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Collakut, shokut të tij të fëmijërisë. Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes.

Burime policore thane se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër.

Top Channel