Një shtëpi është djegur plotësisht në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, teksa në banese ka qenë vetëm një i moshuar i cili është plagosur lehtë. Flaket në pak minuta kanë djegur të gjithë shtëpinë ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, shmangu përhapjen e zjarrit tek banesat e tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por banorët përreth thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë edhe flakët. I moshuari ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr mjekim nga bluzat e bardha.

Top Channel