Emri/ Kush është kolumbiania që protestoi nudo para Prokurorisë së Tiranës, detaje nga dëshmia në polici

26/07/2023 17:48

Claudia Sofia Carrera Jaimes është 26-vjeçarja kolumbiane që protestoi sot e zhveshur para Prokurorisë së Tiranës.

Top Channel ka mësuar se çfarë tha ajo në polici.

 “Nuk është veprim i turpshëm, e pashë si të vetmen mënyrë për të kërkuar të drejtën time, unë kam ngecur në Shqipëri, nuk më japin pasaportën”, mësohet të ketë thënë e reja.

Dyshohet se për 26-vjeçaren nga Kolumbia kanë nisur hetimet që në prill, pasi iu gjetën 5 gramë lëndë narkotike.

Ajo u kthye në qendër të mediave shqiptare, kur vendosi të dilte nudo para organit të drejtësisë, pasi sipas saj po i zvarritet procesi.

 

Top Channel