Banorë por dhe peshkatarë i kanë ardhur në ndihmë një 15 vjeçari i cili po rrezikonte të mbytej në det me një gomone të vogël.

Shpendi Mustafa banor i zonës por dhe pronar hoteli pasi kanë parë që një i mitur i cili kishte rrezik të mbytej në detin e Orikumit, kanë njoftuar policinë kufitare, por duke parë se deti po keqësohej për shkak të dallgëve, ky i fundit ka marrë skafin e tij dhe kanë shkuar në det duke i dhënë ndihmë e parë te riut që ishte me gomone të vogël dhe motorri i ishte fikur.

Ata e kanë tërhequr gomonen së bashku me minorenin në drejtim të bregur , dhe i riu është me shëndet të mirë.

Top Channel